Shkencëtarët përfundimisht kanë gjetur lidhjen ndërmjet probiotikëve në djathë dhe jetëgjatësisë.
Në fakt, bakteri Propionibacterium freudenreichii, i cili krijohet me rastin e fermentimit të djathit, forcon sistemin imunitar dhe zvogëlon ndezjet në organizëm, transmeton kosovapress. I njëjti bakter është gjetur edhe në qumësht, dhe është e njohur se ndikon në ngadalësimin e shenjave të plakjes.
Studimi, të cilin e publikuan studiuesit e Universitetit Koreja në Seul, tregojnë se ky probiotik me të vërtetë forcon sistemin imunitar dhe ndikon pozitivisht në organizimin tonë. Ndryshe, një studim i mëhershëm ka treguar se djathi është i mirë edhe për dëgjim.
Shkencëtarët testuan 600 ushtarë, të cilët çdo ditë kanë konsumuar djathë dhe gjetën se probiotiku në djathë ndihmon që të kthehet sinjali në pjesën e trurit, e cila kontrollon veshin.
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...