Ka me dhjetëra lloje të ndryshme të artritit dhe secili prej tyre lidhet me një sërë simptomash të ndryshme.
Në shumë raste mund të shfaqen shenja të tjera shumë para se të fillojnë dhimbjet:-
Ngurtësimi mëngjesor: Për shumë njerëz, artriti fillon si ndjesi e ngurtësimit të kyçeve. Ata kanë vështirësi në përkuljen ose shtriqen e gjurit apo bërrylit. Mjeku zakonisht e pyet të sëmurin se si i përdor duart, si i mbështet këmbët, a janë të dhimbshme, lëviz lirshëm ose jo. –
Ënjtje: Krahasoni kyçin e dorës ose gjurin e majtë me atë të djathtën. Nëse njëri duket më i fryrë apo ënjtur se tjetri dhe nuk jeni plagosur ndokund , kjo ënjtje mund të jetë shenjë e artritit.
– Vështirësi në lëvizje: Një shenjë tjetër e përbashkët në shumë sëmundje reumatizmale inflamatore është ngurtësimi artikular që nënkupton vështirësinë që ndjen pacienti në lëvizje pas qëndrimit për një kohë relativisht të gjatë pa lëvizur, e kjo lidhet me edemën që krijohet përreth artikulacioneve në qetësi e në momentin që fillon lëvizja likidi i ekstravazuar ri-përthithet nga enët e gjakut.
Nëse këto vështirësi në lëvizje shoqërohen edhe me dhimbje, mund të jenë duke paralajmëruar për artrit.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...