Mjekët thonë se stresi ndikon në kualitetin e jetës dhe ekzistojnë metoda medicinale, të cilat ndihmojnë për të ruajtur shëndetin tonë nga pasojat e stresit.
Për shkak të jetës moderne, pothuajse nuk mund të ketë person i cili nuk preket nga stresi. Mjekët thonë se janë tri lloje të stresit.Stresi akut është afatshkurtër dhe lidhet me ndonjë situatë aktuale, si kolonat në trafik, uria ose ndonjë lajm i papritur për diçka të pakëndshme.
Në situata të tilla vjen deri te rritja e hormoneve dhe adrenalinës. Kur të kalojë situata stresuese, këto hormone kthehen në nivelin normal, por nëse stresi vazhdon për një kohë të gjatë, atëherë bëhet fjalë për stres kronik, i cili mund të jetë fiziologjik, emotiv dhe shpirtëror, transmeton KosovaPress. Stresi fiziologjik është i lidhur me kushtet në të cilat jetojmë. Mjedisi i ndotur, uji, ajri, sasia e pesticideve në ushqim, ndikon në krijimin e sasisë së madhe të radikaleve të lira, të cilat mund të dëmtojnë zinxhirin e ADN-së dhe qelizat e organizmit. Ndaj këtij lloji të stresit mund të ndikojmë duke konsumuar ushqim të shëndetshëm, të pimë ujë të filtruar, të përdoren sa më pak kimikate në amvisëri dhe të ketë aktivitet të shtuar fizik.
Stresi emotiv vjen si rezultat i raporteve jo të mira në familje, punë dhe shoqëri. Si zgjidhje mund të përdoren këshillat e psikologëve, teknika të ndryshme, si homeopatia, aroma-terapia, joga, etj., të cilat ndihmojnë që të kthejmë balancën emocionale. Mjekët thonë se në përgjithësi stresi është pjesë e jetës sonë, por detyrë jona është që të adaptohemi ndaj asaj që na sjell jeta dhe të gjitha problemet t’i kuptojmë si sfida, të cilat na bëjnë më të fortë dhe rezistues, në mënyrë që të ruajmë shëndetin.
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...