​Pse farat e shalqirit nuk duhet t’i hidhni asnjëherë

17:09 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Farat e shalqirit janë shumë të shëndetshme, pasi ato përmbajnë fibra që janë thelbësore për funksionimin e tretjes.

Po ashtu, ato ndihmojnë në rastet e parazitëve dhe janë të shkëlqyera si pasuri antibiotike.

Farat e shalqirit përmbajnë një lloj antioksidanti që ka një efekt pozitiv në raste të hipertensionit dhe arteriosklerozës.

Në një enë vendosni pak ujë dhe shtoni rreth tridhjetë fara shalqiri. Më pas vendoseni enën të ziejë për rreth 10 minuta. Pasi të hiqni tenxheren nga zjarri lini të ftohet. Përzierjen vendoseni në frigorifer. Ju mund të pini vetëm ujin, por nëse nuk ju pëlqen shija mund ta kombinoni atë me ndonjë lëng natyral.

Farat e ziera të shalqirit ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, pastrimin e veshkave, japin energji dhe janë anti-depresantë natyralë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme