Ënjtja e këmbëve dhe duarve në periudhën e verës më së shpeshti vjen si pasojë e temperaturave të larta dhe për shkak të veprimit të gravitetit të fuqishëm.
Për shkak të nxehtësisë, enët e gjakut zgjerohen dhe vjen deri te problemi i kthimit të gjakut në zemër. Grumbullimi i lëngjeve të tepërta vjen si pasojë e qëndrimit ulur për një kohë të gjatë në të njëjtin vend.
Nëse jeni të prirë ndaj ënjtjeve të duarve dhe këmbëve, është e rëndësishme t’i mbroni ato nga presioni i mëtejshëm dhe lëndimet. Në rast të komplikimeve, shfaqjes së dhimbjes, skuqjeve, ose ngrohje në pjesën e fryrë nevojitet ndihma e mjekut.
Ënjtja e këmbëve mund të reduktohet ose të ndalohet tërësisht duke marrë më shumë lëngje, sidomos ujë dhe çaj. Është e rëndësishme të konsumohen ushqime të pasura me hekur dhe vitaminë B, si spinaq, lakër jeshile, panxhar, ananas. Është e rëndësishme, gjithashtu, të reduktohet duhani, alkooli dhe kripa.
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...