Marrja e suplementeve të zinkut ose vitaminës C nuk ul ndjeshëm ashpërsinë ose kohëzgjatjen e simptomave në pacientët me COVID-19, kur krahasohet me kujdesin standard, sipas një studimi.
Shkencëtarët nga klinika Cleveland në SHBA kanë vënë në dukje se zinku është mineral i rëndësishëm për forcimin e sistemit imunitar, dhe luan rol të rëndësishëm në prodhimin e antitrupave dhe luftimin e infeksioneve.
Vitamina C, një antioksidant, mund të ndihmojë në zvogëlimin e dëmtimit të qelizave dhe ka treguar se rrit imunitetin, thanë ata.
Studimi është kryer me 214 pacientë të rritur që ishin të infektuar me koronavirus.
Pjesëmarrësit morën 10 ditë glukonat zinku (50 mg) dhe vitaminë C (8000 mg).
Studimi, i botuar në revistën JAMA Open Netëork, nuk gjeti ndonjë ndryshim të rëndësishëm te pacientët që u trajtuan në këtë mënyrë.
Me 50 përqind ulje të simptomave, studimi nuk tregoi ndonjë ndryshim të rëndësishëm midis kujdesit të zakonshëm, vitaminës C, glukonatit të zinkut ose grupit që merr si vitaminë C ashtu edhe glukonat zinku.
“Kur filluam këtë provë, nuk kishte asnjë hulumtim për të mbështetur terapinë shtesë për parandalimin ose trajtimin e pacientëve me Covid-19”, tha Milind Desai, nga Instituti Vaskular & Thoracic i Klinikës Cleveland dhe bashkë-hulumtuesi kryesor i studimit.
“Ndërsa vitamina C dhe zinku u treguan joefektive si një trajtim kur krahasohen klinikisht me kujdesin standard, studimi i terapive të tjera vazhdon,” tha ai.
Pacientët që morrën pjesë në këtë studim nuk ishin shtruar në spital, por më tëpër u menaxhuan përmes ambulantave./arbresh.info/
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...