Vendosni çajin e mollës me rozmarinë midis pijeve tuaja të preferuara, pasi përfitimet shëndetësore janë të shumta.
Kohët e fundit njerëzit janë duke iu kthyer dietave me përfitime të mëdha shëndetësore, transmeton portal arbresh.info
Me këto shumë sëmundje që po qarkullojnë nëpër botë, është shumë normale që njerëzit të bëjnë shumë kujdes në ushqime.
LEXO EDHE: Maska me mollë për fytyrë të yndyrshme
Receta që sjell për ju portal arbresh.info është shumë e shëndetshme dhe duhet të konsumohët të paktën një herë në ditë.
Molla është një nga frutat që përdoret gjerësisht në përgatitjen e çajrave. Një përbërës tjetër i përdorur si në çaj edhe në erëza është rozmarina, e cila ka përfitime të shumta për trupin.
Por, a e keni menduar ndonjëherë t’i bashkoni këto dy përbërës?
Konsumimi i rregullt i mollave ndihmon në balancimin e jetës dhe mban larg shumë sëmundje. Lëvorja e mollës përmban vitaminë C, minerale, kalcium, fosfor dhe kalium, përveç fibrave dhe një antioksidues të fuqishëm, kuercetinë.
Në anën tjetër, rozmarina ka veti tretëse dhe antidepresive. Ndihmon për sistemin e tretjes, trajtimin e dhimbjes së kokës, depresionin dhe ankthin.
Receta për çaj me mollë dhe rozmarinë.
½ lugë gjelle rozmarinë e thatë
1 mollë
300 ml ujë
Mjaltë sipas dëshirës
Metoda e përgatitjes:
Lani mirë mollën dhe ndani në gjysëm në mënyrë që të pastroni farat. Më pas ndani në kube të vogla.
Rozmanrinën e merrni të thatë.
Vendosni ujë në një enë, shtoni mollën dhe lëreni të ziejë. Kur të vlojë, shtoni rozmarinën, ulni nxehtësinë, mbuloni tiganin dhe lëreni pesë minuta.
Pas kësaj kohe, fikeni nxehtësinë dhe prisni që çaji të ftohet.
Më pas shtoni mjaltë sa për ta ëmbëlsuar.
Këtë pijë mund ta konsumoni para se të fleni, pasi rozmarina ndihmon në luftimin e lodhjes dhe përmison gjumin.
Sidoqoftë, disa njerëz e marrin atë në mëngjes, me stomak bosh. Provoni ta merrni në të dyja kohët dhe shikoni se cili ju përshtatet më së miri.
Pas një jave konsumimi të kësaj pije, trupi juaj do të ketë më shumë energji./arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...