Shkencëtarët kanë ndërmarrë hapa drej zhvillimit të një vezoreje që mund të çojë në përmirësimin e trajtimeve të ruajtjes së fertilitetit.
Teknika synon të ndihmojë gratë të cilat janë në rrezik të mbeten sterile, si në rastet që trajtohen me kimioterapia.
Shkencëtarët danezë hoqën pjesë të vezoreve dhe i ndryshuan ato në mënyrë që të mund të transplantoheshin më vonë kur gruaja dëshiron të ketë fëmijë.
Ekspertët thonë se puna është “emocionuese”, por është e nevojshme të testohet te njerëzit.
Një mënyrë që femrat të mund të ruajnë shanset e tyre për të mbetur shtatzënë, është nëpërmjet transplantimit të indeve orale, ku të gjitha ose një pjesë e vezores hiqen ose ngrihen para se të dëmtohen në mënyrë që të përdoren në një datë të mëvonshme. Ky është i vetmi trajtim për ruajtjen e fertilitetit në dispozicion për vajzat që nuk kanë filluar të ovulojnë.
Por ekziston një rrezik i vogël që në femrat e prekura nga kanceri indet ovariane mund të përmbajnë qeliza kanceroze, duke rritur shanset që sëmundja të kthehet kur kryhet transplantimi. Për të eliminuar këtë rrezik, shkencëtarët nga Rigshospitalet në Kopenhagen, Danimarkë, morën gjendra ovariane dhe indet ovarian nga pacientët dhe krijuan vezore artificiale.
Kjo vezore artificiale u transplantua pastaj në minj, ku ajo ishte në gjendje të rriste qelizat ovariane.
Trajtimi do të duhet të testohet pastaj tek njerëzit, një zhvillim që pritet të ndodhë në tre deri në katër vitet e ardhshme
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...