Google ADS

Zgjohuni me alarmin e parë, këto janë efektet negative të minutave shtesë

09:46 | 2 Prill 2019
Arbresh.info

Shumica prej nesh nuk kanë shumë zgjedhje për kohën kur zgjohen në mëngjes – përndryshe, rreth 85% e njerëzve nuk do të kishin nevojë të përdorin alarmin për t’u zgjuar.

Por ne mund të vendosim se në çfarë ore duam të vendosim alarmin.

A e lini veten të fleni deri në momentin e fundit të mundshëm dhe a ju lehtëson apo ju vështirëson zgjimin shtyrja e alarmin edhe për disa minuta?

Shkencëtarët e gjumit kanë tendencë të kenë mendime për këtë dhe fatkeqësisht për ata prej nesh që kënaqen me idenë e disa minutave shtesë, nuk është lajm i mirë.

Argumenti më themelor ‘anti-shtyrje’ është një i drejtpërdrejtë – dhe një që vlen veçanërisht për ata që duan të godasin butonin vazhdimisht, duke zvarritur procesin e zgjimit për një orë.

Shumë shkencëtarë pajtohen se do të ishte më mirë sikur të pushoni për atë orë.

Nëse nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm, do të keni më shumë gjasa të bini në fillim të ciklit të gjumit pas goditjes së butonit.

Kjo fillon prodhimin e hormoneve që inkurajojnë gjumin e thellë.

Fillimi i një cikli të gjumit “është pika më e keqe për t’u zgjuar”, duke na lënë të ndihemi sikur kemi fjetur keq në radhë të parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme