A zgjoheni ndonjëherë në mes të natës duke u uritur? Nëse kjo ndodh herë pas here, nuk duhet të shqetësoheni, por nëse është një dukuri e zakonshme, duhet të shihni se cili është problemi.
Kristen L. Natson, një profesoreshë e neurologjisë, arriti në përfundimin se është “e pazakontë” të zgjohesh gjatë në mes të natës me një ndjenjë urie, sepse orët tona biologjike nuk presin që ne të hamë atëherë, shkruan Huffpost, transmeton portal arbesh.info
Ajo zbulon disa arsye se pse ndodh kjo.
Nuk hani sa duhet
Nëse gjatë ditën nuk hani mjaftueshëm, mund të zgjoheni të uritur në mes të natës.
Sipas saj, nëse jeni në dietë ose e kuzifoni ushqimin në ndonjë mënyrë, të tilla si anashkalimi i vakteve ose ushtrime të tepërta, mund të mos merrni mjaftueshëm kalori gjatë ditës dhe mund të zgjoheni të uritur.
Nuk bëni gjumë mjaftueshëm
Çrregullimet e gjumit mund të prishin hormonet që rregullojnë oreksin, të cilat më pas mund të ju bëjnë që ndjeheni të uritur dhe të kërkoni ushqime me një përqindje të lartë të karbohidrateve.
Studime të shumta kanë ardhë në përfundim se mungesa e gjumit e humb edhe oreksin.
Jeni të stresuar
Ndonjëherë uria nuk është ajo që ju zgjon. Arsyeja mund të jetë reagimi i trupit ndaj një periudhe stresuese në jetë. Kur të zgjoheni, mund t’i drejtoheni ushqimit për t’u qetësuar.
“Mbingarkesa emocionale sigurisht që mund të ngadalësojë proceset e mendimit. Nëse trupi juaj tret tretjen e ushqimit, ai mund të qetësojë ankthin që ju mban të mos bini në gjumë. Për fat të keq, ushqimi është një mënyrë shumë efektive për të harruar mendimet e këqija”, tha Natson.
Ju keni sindromën e ngrënies gjatë natës
Nëse zgjoheni shpesh me ndjenjën e urisë, disa herë gjatë javës, mund të jetë një shenjë e një çrregullimi të quajtur “sindroma e ngrënies së natës”.
Njerëzit me këtë çrregullim konsumojnë një pjesë të konsiderueshme të kalorive ditore pas darkës, sepse ata kanë pak dëshirë për ushqim gjatë ditës. Ata që vuajnë nga ky sindrom kanë edhe përkeqësim të humorit gjatë natës./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...