Zgjimi me dhimbje koke nuk është një fillim i mirë për ditën. Nëse zgjoheni me dhimbje të shurdhër, të mprehtë ose pulsuese, ajo ju lodh në fillim të ditës.
Ka disa arsye pse ju dhemb koka në mëngjes, transmeton portal arbresh.info
Keni fjetur keq
Pagjumësia mund të jetë shkas për një dhimbje koke. Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje të qartë mes privimit të gjumit dhe migrenës. Mungesa e gjumit i bën njerëzit e ndjeshëm ndaj dhimbjeve të kokës.
Dehidrimi
Nëse nuk pini mjaft ujë, mund të zgjoheni me një dhimbje koke. Dehidrimi shkakton dhimbje koke që mund të jenë relativisht të lehta ose aq të forta sa një migrenë. Dehidrimi prek çdo pjesë të trupit, përfshirë trurin. Pini shumë lëngje për të shmangur dhimbjet e kokës në mëngjes, transmeton portal arbresh.info
Gërhitja
Gjumi i shqetësuar i shkaktuar nga gërhitja ose apnea mund të jetë gjithashtu një burim i dhimbjeve të kokës pas zgjimit. Sidoqoftë, dhimbja e kokës në lidhje me apneën zgjat më pak se 30 minuta.
Droga dhe alkooli
Medikamentet mund të jenë një tjetër arsye për dhimbje të kokës, prandaj nëse ndryshoni terapi duhet të konsultoheni me mjekun. Gjithashtu, arsyeja për dhimbjen e kokës në mëngjes mund të jetë një hangover. Sasi të mëdha alkooli mund të çojnë në dhimbje koke herët në mëngjes, një nga simptomat kryesore të një hangover.
Nëse keni probleme me dhimbje koke të shpeshta në mëngjes, gjëja e parë që duhet të bëni është të vizitoni një mjek, dhe më pas të provoni metodën e “lehtësimit të dhimbjes”, të cilën mund ta shikoni në video./arbresh.info/
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...