Zgjidhja për pore të zgjeruara

13:19 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Poret e zgjeruara mund të jenë problem i madh për shume persona, mirëpo duket se nuk kemi se si t’i eliminojmë.

Ato zakonisht janë trashëgimi gjenetike, dhe gjithashtu me kalimin e viteve fillojnë të rriten. I vërtetë është fakti se mundësit për t’i eliminuar janë të vogla, mirëpo për fat të mirë, ka mënyra se si t’i bëjmë ato të duken më të vogla.

Pastrimi i thellë i fytyrës me vakum.

Industria e bukurisë çdo ditë sjell në treg produkte të reja për pastrimin e fytyrës të cilat na lehtësojnë jetën sado pak. Nëse bëhet pastrimi i thellë i fytyrës me pajisje që e tërheqin atë, poret sot të pastrohen dhe do të “marrin frymë” më lirshëm. Megjithatë duhet të kemi kujdes pasi larja e shpeshte në këtë mënyre mund te na e thaje lëkurën.

Përdorimi i serumeve për fytyrë është më se i nevojshëm, sidomos për personat më në moshë. Me kalimin e viteve lëkura jonë humb elasticitetin e saj dhe fillon të lëshohet, prandaj nëse çdo nate dhe çdo mëngjes përdorim kremra dhe serume për shtrëngimin e lëkurës dhe hidratimin e saj, poret e mëdha do te vijnë me ngadalë gjatë jetës.

Është thënë me qindra herë nga shumë dermatologë se kremrat me faktorë mbrojtës kundër diellit janë esenciale për një lëkurë rinore dhe të bukur. Dielli përveç të mirave, mund të ketë edhe shumë efekte anësore për lëkurën tonë, e sidomos për fytyrë. Prandaj nëse duam t’i ikim poreve te zgjeruara, kremrat kundër diellit duhet te jena gjithmonë te pranishëm.

Nëse duam që poret tona mos të  duken, por fatkeqësisht ato veçse janë aty, atëherë edhe për këtë ka zgjidhje.

Në treg ka shumë kremra që bëjnë eliminim e menjëhershëm të poreve, dhe të japin iluzionin e poreve më të vogla. Para se të  filloni me grimin dhe pasi keni përdor kremin për hidratim të lëkurës, kuroni lëkurën tuaj me kremra, të  cilat bëjnë eliminim e poreve, dhe pastaj vazhdoni me makijazh ashtu siç e bëni gjithmonë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme