Gjendja emocionale e prindërve në prani të fëmijëve ka një ndikim të madh tek ta. Kur këndoni një ninullë ose lexoni një tregim për fëmijën, është mirë që të përpiqeni të jeni e qetë, që të dy të ndiheni mirë.
Një hulumtim i realizuar në Universitetin Brigham Young në Utah, i botuar në revistën Infant Behavior and Development, është realizuar me një grup të porsalindurish të cilën janë përfshirë në disa testime të veçanta.
Në praktikë, autorët kanë monitoruar lëvizjet e syve që kryhen duke parë imazhet dhe në të njëjtën kohë, duke dëgjuar një zë, i cili mund të ishte neutral, i lumtur ose i zemëruar. Qëllimi ishte për të kuptuar nëse lloji i tingujve mund të ketë ndonjë ndikim në mënyrën e perceptimit të stimujve dhe në kapacitetet e vëmendjes dhe kujtesës.
Analiza e rezultateve tregoi se në të vërtetë reagimi i fëmijëve ndaj imazheve ndryshoi në lidhje me tingujt që i shoqëruan ato. Kur shikimi i një fotografie shoqërohej me dëgjimin e një zëri pozitiv dhe të lumtur, fëmijët treguan më pak vështirësi në kujtimin e saj. Përkundrazi, në qoftë se fotoja shoqërohej me një zë neutral apo të zemëruar, kujtesa e të vegjëlve u lëkund.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...