Google ADS

Zemaj vizitoi Vitinë, i premtoi QKMF-së një autoambulancë

15:54 | 29 Gusht 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë Amend Zemaj, ka vizitua sot komunën e Vitisë, ku u prit nga kryetari i kësaj komune Sokol Haliti, si dhe zv.ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Fatbardha Emini.

Duke e njoftuar për situatën aktuale, posaçërisht më atë pandemike, kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se kjo komunë, ka pasur 332 raste të të infektuarve, prej tyre 2 raste aktive, ndërkaq 245 të shëruar dhe 22 të hospitalizuar. Po ashtu e njoftoi edhe me menaxhimin e situatës gjatë kësaj kohe, që nga rasti i parë i paraqitur në Stubëll të Vitisë.

“Sa i përket rekomandimeve për parandalimin e përhapjes së virusit, Vitia jemi komuna e parë që kemi shënuar progres sa i përket respektimit të këtyre masave, kjo falë punës së shkëlqyeshme të policisë, thirrjeve të komitetit komunal për shpëtim dhe emergjencë, si dhe qytetarëve që janë treguar shumë të vëmendshëm për respektim të këtyre masave”, tha Haliti.

Ndërkaq sa i përket nevojave që janë të domosdoshme, ai tha se Vitia ka nevoje të madhe për investime kapitale në fushën e shëndetësisë, pasi që këto investime kanë munguar gjithnjë. Kurse ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka shprehur mirënjohje për punën që ka bërë komuna e Vitisë, bashkë me Komitetin Komunal për Shpëtim dhe Emergjencë, QKMF-në dhe mekanizmat tjerë, në menaxhimin e situatës pandemike në këtë komunë.

“Ky menaxhim i mirë, duhet ketë mbështetje të vazhdueshme nga institucionet e nivelit qendror. Komuna e Vitisë ka treguar pjekuri sa i përket menaxhimit, qysh kur në këtë komunë u paraqit edhe rasti i parë me Covid 19 në Kosovë”, tha Zemaj, thuhet në komunikatën për media nga komuna e Vitisë.

Ai ka vlerësuar punën e mirë që po bënë policia dhe inspektorati, në zbatimin e vendimeve për respektim të masave, ndërkohë që kërkoi nga këta mekanizma që të thellojnë bashkëpunimin me qytetarët, në mënyrë që mos të jetë primare vetëm gjoba por edhe ndërtimi i komunikimit të ndërsjellë. Po ashtu njoftoi me përgatitjet që janë duke u bërë për fazën e dytë të pandemisë , ku mund të ketë shtim të numrit të të infektuarve, me që pritet edhe fillimi i vitit të ri shkollor. Lidhur me kërkesat që i’iu parashtruan rreth nevojave në shëndetësi, ministri Zemaj premtoi se brenda këtij viti do ta pajisë QKMF-në me një autoambulancë. Kryetari Haliti i dorëzoi ministrit Zemaj raportin e punës lidhur me situatën pandemike në komunën e Vitisë, të hartuar nga Komiteti Komunal për Shpëtim dhe Emergjencë, Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF.

Më pas, ministri Zemaj ka vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Viti, ku u njoh nga afër me punën e stafit shëndetësor të kësaj qendre.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme