Urinimi është një ndër nevojat bazike të organizmit, të cilit i kushtojmë më pak rëndësi se çdo gjë tjetër në organizmin tonë.
Çdo ndryshim i theksuar i ngjyrës së urinës tregon se trupi juaj nuk po merr sasinë e duhur të ujit dhe mund të jetë paralajmërim për gjendje shëndetësore të ndryshme. Zbuloni në këtë artikull çfarë tregon ngjyra e urinës për shëndetin tuaj.
Kur ngjyra është transparente: Nëse vini re se ngjyra e urinës tuaj është transparente, duhet të bëni kujdes, pasi kjo tregon që jeni duke konsumuar sasi të larta të ujit, mbi nevojat reale të trupit.
Kur ngjyra është në të verdhë të zbehtë: Kjo ngjyrë e urinës tregon se jeni mjaftueshëm i,e hidratuar. Organizmi juaj po merr sasinë e duhur të ujit që i nevojitet për të kryer funksionet e përditshme si hidratimi, ruajtja e temperaturës trupore dhe eleminimi i toksinave.
Kur ngjyra është e verdhë e errët: Ngjyra e verdhë e errët nuk është e lidhur me ndonjë problem shëndetësor të dukshëm, por është njëlloj paralajmërimi përsa i përket nevojës për t’u hidratuar. Duhet të shtoni nevojat ditore në mënyrë që të kompensoni sasinë e humbur nga djersitja dhe urinimi.
Kur ngjyra ka nuancat e mjaltit: Nëse urina juaj ka këtë ngjyrë, duhet të bëni shumë kujdes. Kjo pasi në këto kushte trupi juaj nuk po merr sasinë e duhur të ujit. Përqëndrimi i kripës është më i lartë se zakonisht, çka mund të çojë në shfaqjen e dehidratimit dhe plogështisë fizike.
Kur ngjyra është në nuancë kafe: Në këtë rast duhet të jeni shumë të vëmendshëm. Kjo ngjyrë e pranishme në urinën tuaj mund të paralajmërojë për dehidratim të shkallës së rëndë.
Kur ngjyra është në nuanca rozë, ose e kuqe: Së pari duhet të kujtoheni nëse keni ngrënë ushqime që mund të kenë pasur ndikime në ndryshimin e ngjyrës së urinës. Por nëse kjo ngjyrë nuk ka lidhje me ushqimet e kuqe (luelshtrydhe, panxhar i kuq,domate apo qershi), si dhe vëreni që mund të keni gjurmë gjaku në urinë, atëherë duhet të bëni kujdes. Mund të vuani nga problemet me veshkat, infeksionet e rrugëve urinare, problemet eprostatës, etj.
Kur ngjyra është portokalli: Kjo ngjyrë tregon se nuk po konsumoni mjaftueshëm lëngje dhe rezervat hidrike të trupit janë drejt shterimit. Në këto raste pacientët duhet të dyshojnë për dëmtim të rrugëve biliare. Ajo është e lidhur gjithashtu me konsumin e tepërt të fruta-perimeve me këtë ngjyrë, si portkalli, mandarina, karrota etj.
Kur ngjyra është jeshile ose blu: Kjo ngjyrë është disi e pazakontë. Nëse urina është blu, kjo vjen për shkak të ushqimit ose mjekimeve që keni marrë. Triamterena, Rinsapini dhe Viagra janë mjekime që e bëjnë urinën blu. Edhe pse mund të duket shqetësuese, nuk ka lidhje me ndonjë problem shëndetësor, por vetëm me atë që keni gëlltitur.
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...