Është e rëndësishme të dini se çfarë tipi i kokëdhimbjes është duke ju shkaktuar dhimbje, shkruan portali arbresh.info.
Nëse e dini tipin e dhimbjes së kokës, atëherë do të mund ta trajtoni në mënyrë korrekte.
Kokëdhimbjet nga tensioni
Ky është tipi më i zakonshëm, ndjeni dhimbjen konstante apo presion përreth kokës, posaçërisht në tëmtha apo prapa kokës dhe qafë. Aspirina, ibuprofen apo acetamiophen (Tylenol), zakonisht mjaftojnë për t’a trajtuar si dhimbje.
Grup dhimbjesh koke
Dhimbjet e rënda të kokës, që prekin më shumë burrat se sa gratë, janë kokëdhimbje periodike që ndodhin në një grup apo cikël. Ato shfaqen papritur dhe karakterizohen nga dhimbje të rënda në një anë të kokës dhe zakonisht përcillen nga sy të përlotur dhe kongjestion të hundës, shkruan portali arbresh.info.
Gjatë një sulmi, njerëzit shpesh ndihen të shqetësuar dhe të paaftë të rehatohen, nuk mund as të shtrihen, sikurse një person me migrenë. Shkaku i këtyre dhimbjeve të kokës është i panjohur, por mund të ketë edhe komponentë gjenetike. Nuk ka shërim, por medikamentet mund të zvogëlojnë shpeshtësinë dhe zgjatjen.
Kokëdhimbjet e sinuseve
Kur inflamohen sinuset, shpesh për shkak të infeksionit mund të shkaktojë dhimbje. Zakonisht përcillet me ethe dhe mund të diagnostikohet nga prezenca e qelbit që shihet përmes fotografimit fibër-optik.
Dhimbjet e kokës për shkak të infeksioneve të sinuseve mund të trajtohen me antibiotik si antihistamine.
Migrena
Migrena mund të jetë trashëguese dhe diagnostikohet përmes një kriteri të caktuar.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës