Grupi i gjakut AB është një nga grupet më të rralla të gjakut dhe shihet biologjikisht si i ndërlikuar. Nuk shkon me asnjë nga kategoritë e tjera, pasi antigjenet e grupit AB bëjnë që herë të ngjajë me grupin A dhe herë me grupin B, dhe herë-herë shihen si një kombinim hibrid.
Kjo është edhe arsyeja kryesore pse personat që kanë këtë grup gjaku duhet të tregojnë shumë kujdes lidhur me ushqimin. Më poshtë ju njohim me produktet që nuk duhet t’i hiqni nga tryeza:
Grupi AB ka nevojë për proteina shtazore, veçanërisht për ato lloje mishi që i bëjnë mirë grupit B si qengji, delja, lepuri, dhe pula e detit në vend të mishit të viçit. Hiqni dorë gjithashtu nga mishrat e tymosura. Këto lloj ushqimesh mund të shkaktojnë kancer të stomakut në njerëz me nivele të ulëta të acideve të stomakut.
Ka shumë lloje ushqimesh deti për grupin AB që përbëjnë një burim të mirë proteinash. Njerëzit me këtë grup gjaku duhet të qëndrojnë larg llojit të peshkut gjuhëz, pasi lektinat e tij janë të dëmshme. Duke qenë se gratë e këtij grupi gjaku kanë prirje që të preken nga kanceri i gjirit, duhet gjithashtu të bëjnë shumë kujdes dhe të hanë peshk ton, sardele, barbun, kallamarë, peshk shpatë etj.
Prodhimet e qumështit janë të dobishme, veçanërisht ato të përpunuarat dhe të thartat, si kosi, dhalla, qumështi i skremuar, të cilat treten lehtësisht. Vezët janë një burim i mirë proteinash për këtë grup gjaku. Megjithëse, kanë shumë kolesterinë dhe grupi AB, ka prije për sëmundje të zemrës. Në të tilla raste studimet kanë treguar se nuk e kanë fajin ushqimet që kanë kolesterol, por produktet që kanë yndyra të përpunuara. Por, duhet të dini që kur hani vezë është mirë të shtoni proteinën, dhe të ulni kolesterinën duke ngrënë dy të bardha vezësh për një të verdhë. Kujtoni që lektina, e cila ndodhet në indet e mishit të pulës nuk ndodhet tek veza, ndaj nuk është aq e dëmshme.
Grupi AB duhet detyrimisht të konsumojë vajin e ullirit në vend të vajrave me origjinë shtazore (gjalpë, dhjamë ose margarinë). Frutat e thata dhe farat duhet të konsumohen me kujdes nga grupi AB. Duhet të hahen në sasi të vogla dhe me shumë kujdes. Frutat e thata dhe farërat, si dhe prodhimet e tyre janë një plotësim i mirë me proteina, nga ana tjetër, farërat kanë lektina, që ngacmojnë prodhimin e insulinës dhe ky është një problem për personat që kanë këtë grup gjaku./living.al
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...