Google ADS

Zbulohet organi i ri i cili shtrihet përgjatë trupit, por që nuk e kemi ditur më parë

14:51 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Shkencëtarët e kanë studiuar anatominë e trupit të njeriut me mijëra vjet, por, edhe sot, ka ende shumë sekrete të pazbuluara.

Një ekip hulumtuesish ka identifikuar një organ të ri të pazbuluar më parë, i cili mund të jetë më i madhi në trup, transmeton Telegrafi.

Çfarë dikur mendohej se janë inde të lidhura që shtrihen përgjatë trupit, tani rezulton se ai është ‘rrjet’ me seksione të mbushura me lëngje të cilat mund të funksionojnë si “absorbues të goditjes”.

Jo vetëm se ky zbulim na riformëson mënyrën si e mendojmë trupin e njeriut, por shkencëtarët thonë se ky zbulim gjithashtu na ndihmon të kuptojmë se përse kanceri është më i prirë të shpërndahet kur i pushton disa zona të caktuara brenda trupit.

I emërtuar ‘interstitium’, pjesët e ndërlidhura veprojnë si “autostradë e lëngjeve lëvizëse” dhe gjendet nën shtresën e epërme të lëkurës, si dhe shtrihet përgjatë sistemit të tretjes, mushkërive, sistemeve urinare, përgjatë artereve përreth, venave, etj. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme