Vaji i ullirit mund të jetë ‘superheroi’ i natyrës.
Është i mirë për lëkurë, flokë dhe tani është gjetur se është i shëndetshëm edhe për trupin tuaj.
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Edinburgut është gjetur se një përbërës që ndodhet në vajin e ullirit, si acidi oleik, mund të ndihmojë në prodhimin e një molekule që vret qelizat kancerogjene, transmeton portali arbresh.info
Molekula, e quajtur microRNA-7 (ose miR-7), gjendet në indet e trurit dhe është gjetur se ndihmon në shtypjen e tumorëve në pjesë të ndryshme të trupit, por rol më të madh luan në vrasjen e qelizave kancerogjene brenda trurit.
Por, ata kanë theksuar se duhet bërë kujdes me dietën Mesdhetare për hir të eliminimit të qelizave kancerogjene në tru. Ata kanë theksuar se ende është duke u hulumtuar nëse vaji i ullirit që blehet në supermarket mund të ndihmojë në në stimulimin e prodhimit të miR-7.
“Përderisa ne ende nuk mund të themi se vaji i ullirit që përdoret për dieta mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të trurit, ne kemi gjetur se acidi oleik mund të mbështesë prodhimin e molekulave që vrasin qelizat kancerogjene”, ka theksur autori i studimit, Dr. Gracjan Michlewski./arbresh.info/
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...