Kanceri i gjirit vret më shumë gra globalisht se çdo kancer tjetër. Në atë që është përshëndetur si një zbulim mjekësor, mjekët në Gjermani thonë se kanë zhvilluar një test të ri që mund të zbulojë me saktësi kancerin në gjak.
Studiuesit mjekësorë në Spitalin Universitar të Heidelbergut në Gjermaninë Jugore thonë se kanë zhvilluar një test të ri të gjakut që mund të përcaktojë me besueshmëri nëse një pacient ka kancer të gjirit, njoftoi media lokale, transmeton portali arbresh.info.
Testi, i quajtur Heiscreen, mund të zbulojë kancerin në gjak edhe para se të bëhet i dukshëm në teknologjinë aktuale të skanimit, tha për të përditshmen Bild, profesor Christof Sohn, i cili udhëhoqi hulumtimin.
Kanceri i gjirit është një nga llojet më të zakonshme të kancerit dhe vret më shumë se 600,000 gra çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Agjencia thekson që diagnoza e hershme është vendimtare për të ulur normat e vdekjeve të kancerit dhe për të siguruar që pacientët të marrin trajtim në kohë. Aktualisht, metodat kryesore të shqyrtimit janë mamografia dhe provimet klinike të gjirit.
“Avantazhi më i madh i testit të gjakut është se reagon me shumë ndjeshmëri, veçanërisht tek femrat nën 50 vjeç dhe ka një saktësi prej 86 për qind,” tha prof. Sohn.
Testi është aq i besueshëm sa mamografia, por kushton më pak dhe vjen pa ekspozimin ndaj rrezatimit, shtoi ai. Procedura mund të përdoret gjithashtu për të zbuluar kancerin ovarian.
Testi pritet të lëshohet në treg më vonë këtë vit, raportoi Bild./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...