Zbulohet një shenjë e re paralajmëruese për sulm në zemër

19:32 | 10 Gusht 2018
Arbresh.info

Ekspertët e Qendrës Shëndetësore të Universitetit në Connecticut kanë konstatuar se si pacientët të cilët kanë përjetuar sulm në zemër kanë nivel të rritur të fragmenteve të proteinave të quajtura Caspase-3 p17 në gjakun e tyre, dhe në këtë mënyrë kanë ofruar mënyrë të re të parashikimit të sulmit në zemër.

“Kemi zbuluar biomarkerë të rinj për sulmin në zemër. Aftësia e parashikimit të sulmit në zemër me kontroll të thjeshtë të gjakut dhe zhvillimi i terapive të reja për të bllokuar apoptozën do të na mundësojnë përparësi në mjekim dhe ruajtjen e muskujve dhe funksioneve të zemrës”, ka shpjeguar dr. Bruse Lian, drejtor i Qendrës Kardiologjike Pat and Jim Calhoun, njëkohësisht edhe udhëheqës i hulumtimit.

Nëse në mënyrë të suksesshme aplikohet në të ardhmen, ekspertët konsiderojnë se si zbulimi i tyre mund të ofrojë edhe një mënyrë të diagnozës së sulmit në zemër dhe të mundësohet mjekimi i ri.

Hulumtimi  është publikuar në revistën profesionale “Journal of the American College of Cardiology”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme