Shkenca nuk rresht së na surprizuari! Sipas një studimi të kohëve të fundit, rezulton se brenda trupit tonë ka qenë përherë një organ, të cilin ekspertët e kanë cilësuar gabim.
Studimi, që mund të konsiderohet padyshim si revolucionar, u botua në revistën “Scientic Reports” nga Qendra Mjekësore “Mount Sinai Beth Israel” dhe Universiteti i New York-ut. Aty shpjegohet se një ind lidhës është konsideruar gabim si i tillë, por në fakt bëhet fjalë për një lloj membrane ndarëse, e cila thuhet se është e shpërndarë në gjithë organizmin tonë, transmeton shendeti.com.al.
“Interstitium” quhet organi që ka funksion lidhës mes shtresave të sipërme të lëkurës, mushkërive, sistemit tretës, zonat mes muskujve etj.
Kërkimi shkencor hedh dritë edhe mbi luftën kundër kancerit. Duke qenë se ky organ lidh pjesë të ndryshme të trupit, mund të jetë përgjegjës edhe mbi përhapjen e kancerit me shpejtësi në zona të ndryshme të organizmit. Me njohjen e tij si organ dhe me vëmendjen që do të fitojë tani, ekspertët janë pozitivë në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve të tjera që përhapen me shpejtësi.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...