Zana e dhëmbëve është një mysafir i mirëpritur për çdo fëmijë që ka humbur një dhëmb. Jo vetëm që zana do të lërë një dhuratë të vogël nën jastëk, por fëmija mund të sigurohet se do të ketë një dhëmb të ri brenda pak muajsh. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për të rriturit që kanë humbur dhëmbët.
Një studim i ri nga shkencëtarët në Universitetin e Kiotos dhe Universitetin e Fukui-t, megjithatë jep shpresë. Megjithëse goja normale e të rriturve ka 32 dhëmbë, rreth 1% e popullsisë ka më shumë ose më pak për shkak të kushteve të lindura. Shkencëtarët kanë eksploruar shkaqet gjenetike për rastet që kanë shumë dhëmbë si të dhëna për rigjenerimin e dhëmbëve tek të rriturit.
Sipas Katsu Takahashi, një nga autorët kryesorë të studimit dhe një pedagog i vjetër në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kiotos, molekulat themelore përgjegjëse për zhvillimin e dhëmbëve janë identifikuar tashmë.
“Morfogjeneza e dhëmbëve varet nga ndërveprimet e disa molekulave përfshirë BMP, ose proteina morfogjenetike e kockave dhe sinjalizimi Wnt”, thotë Takahashi.
BMP dhe Wnt janë të përfshirë në shumë më tepër sesa në zhvillimin e dhëmbëve. Ato modulojnë rritjen e organeve dhe indeve të shumëfishta, para se trupi i njeriut të jetë madje sa një rrush i thatë. Si pasojë, barnat që ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre zakonisht shmangen, pasi efektet anësore mund të prekin të gjithë trupin.
Duke menduar se shënjestrimi i faktorëve që dëmtojnë BMP dhe Wnt në mënyrë specifike në zhvillimin e dhëmbëve mund të jetë më i sigurt, e për këtë ekipi konsideroi gjenin USAG-1.
“Ne e dinim që shtypja e USAG-1 përfiton rritjen e dhëmbëve. Ajo që nuk e dinim ishte nëse do të mjaftonte,” shton Takahashi.
Prandaj shkencëtarët nisën të hetonin efektet e disa antitrupave monoklonalë për USAG-1. Antitrupat monoklonale përdoren zakonisht për të trajtuar kanceret, artritin dhe zhvillimin e vaksinave.
USAG-1 ndërvepron si me BMP ashtu edhe me Wnt. Eksperimentet me këtë antitrup zbuluan se sinjalizimi BMP është thelbësor për përcaktimin e numrit të dhëmbëve të rinj./gsh/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza