Google ADS

Zbulohet ilaçi që rigjeneron dhëmbët e prishur dhe të thyer

00:56 | 27 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një medikament për Alzheimerin rigjeneron dhëmbët!

Shkencëtarët nga King’s College në Londër kanë zbuluar se medikamenti i quajtur Tideglusib, që u jepet pacientëve me Alzheimer, aktivizon qelizat burimore në qendër të dhëmbit të dëmtuar dhe përshpejton shërimin e të çarave të vogla dhe vrimave.

Dhëmbët kanë aftësinë për t’u vetërigjeneruar, por nuk mund ta bëjnë këtë kur ai është i thyer në thellësi dhe kështu lë vetëm një shtresë të hollë mbrojtjeje.

Medikamenti stimulon procesin e rigjenerimit natyror për të mbyllur më shumë vrima të mëdha.

“Pothuajse çdo person në planet ka një dhëmb të thyer. U përpoqëm qëllimisht të krijonim diçka shumë të thjeshtë, shumë të shpejtë dhe me kosto minimale”, tha profesori Paul Sharpe, drejtuesi i studimit.

Por ende nuk është provuar nëse medikamenti mund të rimbjellë dhëmbët e njeriut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme