Google ADS

Zbulohet ilaçi që ju rrit inteligjencën

17:28 | 10 Korrik 2017
Arbresh.info

Për të gjithë ata që mendojnë se kanë IQ të ulët, tashmë shkenca ka gjetur një zgjidhje.

Modafinil, ky është emri i ilaçit që sipas shkencëtarëve të universitetit të Oksfordit, mundëson rritjen e inteligjencës te njeriu.

Studiues të ndryshëm kanë kryer eksperimente tek individë me koeficient të ndryshëm inteligjence dhe kanë vërejtur se konsumi i modafinilit sillte përfitime të dukshme në zonat e trurit, të cilat janë përgjegjëse për njohjen, planifikimin, mësimin, kujtesën dhe aftësitë krijuese.

Personat që morën këtë medikament i përmbushnin më mirë detyrat që shkencëtarët u vendosën të studiuarve, krahasuar me ata që nuk përdornin modafinilin.

Pavarësisht kësaj, ilaçi ka edhe efekte anësore, të cilat përfshijnë dhimbje stomaku, pagjumësi apo dhembje koke.

Shkencëtarët kanë vendosur mos ta nxjerrin në shitje këtë produkt për dy arsye:

-Nuk dihet akoma se çfarë ndodh me personin që e konsumon çdo ditë të vitit.

-Kjo gjë mund të shihet si hile apo mund të çojë në nënvlerësim të librave dhe dijeve që merren në shkollë.

Derisa shkencëtarët të vendosin se kur do të dalë në shitje ky medikament  na duhet të lexojmë që të rrisim inteligjencën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme