Sistemi imunitar mund të veprojë në mënyrë misterioze dhe konceptuale, kjo fushë e padukshme e forcës mbron trupin tonë nga infeksioni, pushtimi i viruseve dhe baktereve.
Ndonjëherë fusha e forcës prishet dhe ne sëmuremi; shumicën e kohës funksionon siç duhet dhe ne nuk mendojmë për të, transmeton portal arbresh.info
Mediat sociale janë plot ide rreth forcimit të sistemit imunitar, por janë disa gjëra që duhet të shmangni në mënyrë që të jeni më të fortë.
Pirja e alkoolit
Ekspertët e kanë ditur prej vitesh se konsumimi i tepërt i alkoolit dobëson sistemin imunitar në shumë mënyra. Pirja e tepërt rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, infeksioneve të frymëmarrjes, shërimit të ngadalshëm të plagëve, sepsës dhe më shumë se 10 lloje të kancerit.
Për të shmangur këtë, pini me masë – që do të thotë jo më shumë se dy pije në ditë për burrat dhe një për gratë – ose abstenoni.
Nuk bëni gjumë mjaftueshëm
Ndërsa flemë, sistemi ynë imunitar fillon të përmisohet. Kur nuk pushoni sa duhet, zemra, truri dhe sistemi juaj imuntar nuk marrin mirëmbajtjen e duhur.
Studime të shumta thonë se mungesa e gjumit lidhet me një numër të madh sëmundjesh serioze, përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe ato mentale. Ekspertët, nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit, rekomandojnë që të rriturit të kenë shtatë deri në nëntë orë gjumë cilësor çdo natë, transmeton portali arbresh.info
Rëndësia e vitaminës D
Niveli i pamjaftueshëm i vitaminës D në gjak mund të rrezikojë sistemin imunitar. “Nëse ju mungon vitamina D, ajo ndikon në ndjeshmërinë tuaj ndaj infeksionit,” tha Dr Anthony Fauci, i cili është një nga ekspertët më të mirë për sëmundjet infektive. Në një intervistë vjeshtën e kaluar, ai tha se ai gjithashtu merrte vitaminë D.
Vetmia
Për shkak të rregullave të vendosura për parandalimin e pandemisë, shkencëtarët raportojnë se jemi duke u përballur me një “epidemi të heshtur të vetmisë”.
Ndjenja e vetmisë duket se shkakton një reagim stresi që shkakton inflamacion në trup, duke dëmtuar potencialisht zemrën, sistemin imunitar dhe trurin.
Studimet kanë gjetur se njerëzit që raportojnë se ndihen të vetmuar kanë një rrezik më të lartë të prekjes nga sëmundjet e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe demencës. Në mënyrë që trupi juaj të funksionojë më mirë, përpiquni të qëndroni të lidhur me të tjerët çdo ditë.
Stresi i vazhdueshëm
“Mundohuni të shmangni ose të lehtësoni stresin serioz, pasi ndikon shumë në sistemin imunitar”, tha Fauci vitin e kaluar.
Stresi kronik bën që truri të prodhojë më shumë hormone të stresit, i cili ka një numër efektesh negative në trupin tonë, përfshirë edhe dobësimin e sistemit imunitar.
Sipas Shoqërisë Amerikane të Kancerit, njerëzit që kanë stres kronik janë më të prirur ndaj ftohjes dhe infeksioneve virale si gripi./arbresh.info/
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata