Xhenxhefili është përdorur edhe në ushqim edhe në mjekësi për mijëra vjet.
Duke filluar nga Azia ky përbërës ka qenë esencial në këto vende të botës dhe është vlerësuar për aromën e tij.
Xhenxhefili ka ndihmuar shumë pacientë me kancer që ta largojnë trullosjen dhe inflamacionin gjatë trajnimeve. Dhe tani duket se mund të bëjë edhe më shumë, raporton “The Hearty Soul”, transmeton lajmi.net.
Në një studim nga Universiteti shtetëror i Gjeorgjisë mbi efektet e xhenxhefilit studiuesit kanë gjetur se ekstrati i xhenxhefilit mund të i mbyt qelizat kancerogjene, duke i lënë kështu vetëm qelizat e shëndetshme .
Xhenxhefili nuk ka asnjë efekt anësor, sipas studiuesve, në krahasim me metodat moderne të trajnimeve si kimioterapia. Disa forma të kimioterapisë janë zbuluar se rritin shkallën e metastazës, duke bërë qe kanceri të rritet në organe tjera që nuk kishin lidhje me organin që po trajtohej.
Në studimin e bërë në Gjeorgji, studiuesit zbuluan se ekstrakti i xhenxhefilit i mbyt tumoret e prostatës në minj me 56%, ndërsa zvogëlon inflamacionin.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...