Nëse vuani nga pagjumësia, kijeni parasysh se nuk jeni të vetmit. Qindra miliona njerëz përgjatë tërë botës kanë vështirësi të bëjnë gjumë të mirë, gjë e cila ndikon direkt në performancën e tyre të punës.
Por, përderisa shumica e amerikanëve vendosin që pagjumësinë ta luftojnë përmes ilaçeve farmaceutike, e të cilat kanë efektet e tyre të veta anësore, lajmi i mirë është se jo domosdoshmërish mund ta mposhtni këtë fenomen me ilaçe farmaceutike.
Falë mjekësisë alternative, ju mund ta shëroni pagjumësinë përmes ilaçeve natyrale, të cilat përfshijnë përbërës shtëpiakë.
Një recetë e tillë është ajo që përbërës kryesor ka qumështin e mjaltin.
Përbërësit:
– Një gotë qumësht natyral
– Një lugë gjelle mjaltë
– Pak ekstrakt vanilje
Për ta përgatitur këtë recetë, fillimisht ngrohni qumështin, por mos e vloni. Më pas hidheni në gotë dhe shtojini dy përbërësit e tjerë.
Përziejeni mirë përbërësit dhe pijeni para gjumit.
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?