Vuani shpesh nga dhimbjet e kokës, kapsllëku apo ankthi? Nuk keni përse të përdorni vazhdimisht ilaçe. Zgjidhja më e mirë është: Magnezi, një mineral i rëndësishëm që shumica prej nesh nuk po e konsumojmë mjaftueshëm.
Gati 68% e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm magnez, një mineral që luan një rol të rëndësishëm tek mbi 300 reaksione enzimatike në trup.
“Në përgjithësi, njerëzit nuk konsumojnë mjaftueshëm perime, sidomos ato me gjethe jeshile, disa prej të cilave janë ndër burimet më të mira të magnezit, dhe konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara, që kanë mungesë mineralesh”, thotë dietologia Katie Shields. Duke qenë se ky mineral luan një rol të rëndësishëm në shumë reaksione në trup, mosmarrja mjaftueshëm e tij mund të shkaktojë shumë dëme. Magnezi ndihmon në relaksimin e muskujve dhe rrjedhjen e gjakut, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë shumë probleme, duke filluar nga dhimbja e kokës, lodhja deri tek kapsllëku, thotë Shields. Ky mineral luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak dhe ka një efekt qetësues në sistemin nervor, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë rritje të sheqerit dhe mund të çojë në ankth dhe pagjumësi.
Ku mund ta merrni magnezin?
Ndoshta magnezi mund të mos kurojë çdo dhimbje, megjithatë, duke konsumuar çdo ditë ushqimet e duhura, të pasura me të, ju i siguroni trupit mundësinë të funksionojë siç duhet. Meshkujt duhet të marrin rreth 400-420 mg magnez në ditë. Në përgjithësi, ushqimet që janë të pasura me fibër janë burim i mirë edhe i magnezit. Të tilla ushqime janë perimet me gjethe jeshile, si sallata, lakra, brokoli, frutat e thata (sidomos bajamet), kungulli, djathi suedez, bishtajoret (sidomos fasulet e kuqe) etj./Shëndeti
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...