Google ADS

Vrasja e 7-vjeçares nga skafi në Himarë, reagon kryeministri Rama

19:16 | 2 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Himarë pasditen e sotme, ku një 7-vjeçare humbi tragjikisht jetën pasi u përplas nga skafi që drejtohej nga Arjan Tase, me profesion efektiv policie.

Në një status në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se “uron që autori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia”.

“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!

Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!,” shkruan Rama.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme