Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit ose OBSH, kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë planetin. Kjo sëmundje fatale mund të prekë këdo, pavarësisht nga mosha, gjinia dhe raca. Për fat të mirë, ekzistojnë disa ushqime të pasura me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe inflamacionin, nxitëse të qelizave anormale.
Kjo gjendje mjekësore mund të nxisë zhvillimin e një larmie të gjerë të sëmundjeve të tjera si artriti dhe osteoporoza etj. E nëse mendoni se mbaron me kaq, inflamacioni kronik gjithashtu mund të dëmtojë enët e gjakut, duke rritur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Por përveç ushqimeve më të mira që parandalojnë zhvillimimin e qelizave të këqija , këtu do të lexoni arsyet përse në raftin e erëzave duhet të ruani dhe farat e specit të kuq.
Enzimat e fuqishme që ndodhen të përqëndruara në këta fara eliminojnë qelizat kancerogjene, sidomos ato te prostates. Për më tepër studiuesit thone se, nese meshkujt konsumojne pilula capsaicin-e parandalojne ndjeshem kancerin e prostates.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksiduese, procesi i plakjes mund të ngadalësohet. Duke neutralizuar radikalet e lira, ju nxisni luftën kundër qelizave të këqija të cilat potencialisht shndërrohen në kancerogjene.
Një copë spec djeges përmban sasi te madhe fitokimikatesh ne formen e karotenoideve dhe flavonoideve, dy antioksidante te fuqishem qe luftojne radikalet e lira, shkaktaret kryesore te kancerit./Living/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...