Shega është një frut i mrekullueshëm që ofron shumë ushqyes dhe vlera për të gjithë dashamirësit e saj. Ajo konsiderohet thelbësore për një ushqim të shëndetshëm dhe është pjesë e recetave të ndryshme në mbarë Shqipërinë.
Fruti pëveçse i freskët konsumohet në mënyra të ndryshme siç janë lëngu, shurupi, çaji apo uthulla. Po, nga shega mund të bëhet edhe uthull. Lexuesit e AgroWeb.org janë njohur vazhdimisht me vlerat e uthullës së frutave, veçanërisht asaj të mollës në artikujt e shumtë që kemi publikuar për këtë produkt. Megjithatë, të paktë janë ata që janë të mirëinformuar për vlerat e uthullës së shegës.
Kjo uthull me ngjyrë të kuqe të ndezur karakterizohet nga ëmbëlsia frutore e ndërthurur me aciditetin e mprehtë, që së bashku shpalosin vlerat e mëposhtme:
1. Sistemi tretës: Uthulla e shegës është e pasur me acid acetik që ndihmon sistemin tretës duke rritur aftësinë e organizmit për të përthithur ushqyesit e dobishëm nga ushqimet që konsumojmë. Shtoni uthullën e shegës në sallatën tuaj të preferuar ose pijeni atë duke tretur një deri në 2 lugë uthull shege në një gotë me ujë dhe konsumojeni përpara ose gjatë vakteve.
2. Përmirëson performancën e trupit: Lehtësimi i përthithjes së mineraleve të dobishëm nga ushqimi do e ndihmojë organizmin të luftojë diabetin dhe osteoporozën. AgroWeb.org ju kujton se sistemi tretës është një nga shtyllat kryesore të organizmit dhe si rrjedhojë, uthulla e shegës ndihmon shumë në përmirësimin e funksioneve dhe performancës së trupit.
3. Përthithja e kalciumit: Njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj produkteve të bulmetit kanë nevojë për burime alternative të kalciumit siç janë: spinaqi, brokoli ose hudhra. Nëse shtoni një pikë uthulle të shegës në këto ushqime, trupi do të përthithë kalciumin më lehtë se zakonisht.
4. Kolesteroli dhe tensioni i gjakut: Studimet tregojnë se, uthulla e shegës mund të ulë kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Në mënyrë indirekte, uthulla e shegës ndihmon në uljen e shanseve të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.
5. Kujtesa dhe luhatjet e humorit: Shega është e pasur me flavonoidë që janë antioksidantë, të cilët mbajnë nën kontroll radikalet e lira, përmirësojnë kujtesën dhe parandalojnë luhatjet e humorit siç është depresioni. AgroWeb.org raporton se uthulla me ngjyrë të ndezur tregon praninë e madhe të flavonoidëve dhe vlerave që përcjellin ato.
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat