Nivelet e larta të vitaminës D mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për zhvillimin e kancerit të zorrës, ka zbuluar një studim i ri ndërkombëtar. Vitamina, e cila merret më së shumti nga rrezet e diellit, është zbuluar se forcon rezistencës ndaj tumoreve të stomakut duke bllokuar rrugën kryesore ku kalojnë qelizat kancerogjene – ku është më protektive tek gratë, transmeton Shendeti.com.al.
Studimi, i kryesuar nga Shkolla e Shëndetit Publik TH Chan e Universitetit të Harvardit, vërteton një teori për të cilën është dyshuar prej kohësh, por deri tani nuk ishte vërtetuar.
Studimi sugjeron gjithashtu se doza e vitaminës D duhet të jetë më e lartë se sasia e rekomanduar aktualisht nga ekspertët.
Duke qenë se vitamina gjendet shumë pak tek ushqimet natyrale, ekspertët bëjnë thirrje që të vëzhgohen suplementet që nuk janë testuar siç duhet.
Ku mund ta gjeni?
Burimi kryesor i vitaminës D është padyshim dielli. Në mungesë të tij gjatë dimrit, vitaminën D mund ta merrni edhe me anë të ushqimeve. Ja cilat janë ushqimet më të pasura me këtë lëndë ushqyese, që ndihmojnë në forcimin e kockave, sistemit imunitar, luftimin e depresionit etj.
Ju duhet të merrni 600 IU për ditë ose 800 IU nëse jeni mbi 70 vjeç.
Qumështi – Një gotë përmban 100 IU
Peshku tuna – 100 gramë përmbajnë 170 IU
Peshku i yndyrshëm – 85 gramë salmon përmban 450 IU
Vezët – 1 e verdhë veze përmban 40 IU
Kërpudhat – 80 gramë kërpudha përmbajnë 400 IU
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...