Google ADS

Vitamina D – Rëndësia që ka në dimër!

08:09 | 7 Janar 2024
E.H

Shumë prej nesh kanë filluar të ndiejnë pasojat e dimrit. Ditët po shkurtohen dhe momentet diellore që i kërkojmë me ngulm pakësohen ndjeshëm.

Zgjimi në mëngjes është gjithnjë e më i vështirë, lodhja më e madhe dhe produktiviteti në punë plot mangësi. Irritimi kap majat dhe ndihesh sikur e gjithë energjia të është zhdukur.

Për këtë gjendje të padëshiruar është përgjegjëse mungesa e vitaminës D. Kjo vitaminë krijohet në organizëm kur ne jemi në praninë e rrezeve të diellit. Ja përse, shumë njerëz në dimër vuajnë nga pamjaftueshmëria e vitaminës D.

Normalisht gjatë ditëve diellore të vitit, trupi ynë duhet të jetë në gjendje të akumulojë vitaminë D mjaftueshëm sa të zgjasë edhe në dimër.

Por duke qenë se shumë prej nesh punojnë në zyra të mbyllura, ky stil jetese i shteron rezervat e kësaj vitamine.

Mungesa e vitaminës D shkakton simptoma të ndryshme, siç janë dobësia e muskujve, pagjumësia, rënia në peshë, depresioni, luhatjet e humorit, probleme me shikimin dhe kockat.

Të paturit e niveleve të mjaftueshme të vitaminës D, ndihmon në parandalimin e osteoporozës, sëmundjeve të zemrës, kancerit, Alzhaimerit, goditjeve në tru, tensionit të lartë të gjakut, diabetit, madje edhe ngadalëson plakjen.

Lidhja e drejtpërdrejtë e vitaminës D me aftësinë e organizmit për të luftuar sëmundjet dhe infeksionet është një fakt i pranuar gjerësisht.

Vitamina D aktivizon qelizat T, që mbrojnë sistemin tonë imunitar. Kjo është arsyeja përse gjatë dimrit në disa vende, veçanërisht në Gjermani dhe Austri, fëmijët marrin suplemente të vitaminës D për të shmangur shfaqjen e simptomave të lartpërmendura.

Ushqimet që janë të pasura me vitaminën D

1. Peshqit e pasur me yndyrna si toni (edhe i paketuar) salmoni, skumbria dhe harenga

2. E bardha e vezës

3. Djathi

4. Produktet e pasuruara të bulmetit dhe drithërat ( qumështi, drithërat e pasura me vitaminë D)

5. Mishi i derrit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme