Të gjithë jemi të njohur me përfitimet shëndetësore që jep Vitamina D, por nëse doza e rekomanduar nuk ndiqet, ajo mund të çojë në probleme serioze shëndetësore.
Vitamina D kryesisht fitohet nga rrezet e diellit, por mund të gjendet edhe në ushqime të caktuara dhe shtesa që përdoren më shumë gjatë kësaj periudhe se zakonisht, transmeton portal arbresh.info
Vitamina D është jashtëzakonisht e rëndësishme për forcimin e imunitetit, por edhe për shumë funksione të tjera në trup. Sidoqoftë, metoda e rekomanduar e përdorimit duhet të ndiqet, përndryshe do të ndodhin komplikime.
Kjo vitaminë qëndron në trup për një kohë të gjatë dhe lëshohet ngadalë nga qarkullimi i gjakut, kështu që efektet e këqija të një doze të madhe mund të zgjasin për disa muaj pas përdorimit të shtesave.
Më e rëndësishmja, njerëzit nuk mund të arrijnë nivele të larta të rrezikshme të vitaminës D nga ekspozimi vetëm në diell. Efektet toksike mund të shkaktohen vetëm nga përdorimi i tepërt i shtesave.
Një nga sëmundjet që mund të ndodh nëse e teproni me vitaminën D është edhe kapsllëku. Kjo ndodh si pasojë e hiperkalcemisë, gjendje kur një sasi e madhe kalciumi gjendet në gjak, për të cilën është përgjegjës marrja e madhe e vitaminës D.
Vitamina D është e dobishme dhe ndihmon trupin të thith dhe përdor kalciumin. Sidoqoftë, shumë kalcium nuk është i shëndetshëm për trupin.
Revista “Pediatric Endocrinology and Metabolism” ka dhënë raporte se shumë persona që kanë abuzuar me vitaminë D janë shtruar në spital për dhimbje barku.
Mjekët paralajmërojnë se Vitamina D nuk duhet të mirret pas miratimin e tyre. Vitamina D është sugjeruar që të mirret edhe gjatë kohës së pandemisë, në mënyrë që forcojë imunitetin dhe të parandalojë sëmundjen./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...