Vitamina B6 kryen disa funksione shumë të rëndësishme në trup. Ajo ndikon tek humori, oreksi, gjumi dhe të menduarit. Ju nevojitet për të luftuar infeksionet, kthyer ushqimin në energji, si dhe ndihmon gjakun të transportojë oksigjenin në të gjithë pjesët e trupit.
Disa nga shenjat që paralajmërojnë për mungesë të vitaminës B6 janë:
Mpirje të duarve dhe këmbëve
Keni therje të gishtave? Ju mpihen këmbët? Shkaku mund të jetë një çrregullim nervor i quajtur neuropatia periferale, që mund të nxitet edhe nga mungesa e vitaminës B6. Të gjitha llojet e vitaminës B janë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit mendor.
Luhatje të energjive
Nëse keni mungesë në vitaminë B6, mund të zhvilloni anemi, për shkak të niveleve të ulëta të qelizave të kuqe të gjakut. Kjo ju shkakton lodhje dhe dobësi. Anemia shkaktohet edhe nga mungesa e hekurit, vitaminës B12 apo folates.
Acarim të lëkurës
Shenjat që keni mungesë të vitaminës B6 mund të shfaqen edhe në lëkurë. Trupi i nënshtrohet disa ndryshimeve kimike, të cilat shkaktojnë shfaqjen e puçrrave dhe acarimeve në lëkurë, quajtur ndryshe dermatiti seborrheik.
Tharje dhe plasaritje të buzëve
Goja është një tjetër pjesë e trupit që shfaq simptoma nëse keni mungesë të vitaminës B6. Mund t’i keni buzët e thata, ndërsa anësoret mund të çahen. Shenjë tjetër e mungesës së vitaminës B6 është edhe ënjtja e gjuhës.
Sistem të dobët imunitar
Mungesa e vitaminës B6 mund të vështirësojë përballimin e infeksioneve dhe sëmundjeve, siç ndodh edhe e kundërta. Sëmundje kronike mund të shterojnë furnizimin me vitaminë B6. Prandaj mund të keni nevojë për të marrë më shumë nga kjo vitaminë.
Probleme me kujtesën
Vitamina B6 ndihmon në përmirësimin e humorit dhe kujtesës. Nëse ndiheni konfuz ose të trishtuar, arsyeja mund të jetë mungesa e kësaj vitamine.
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...