Vitamina B3 parandalon abortin spontan dhe defektet në lindje

15:27 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Konsumimi i vitaminës B3 mund të parandaloj abortin spontan dhe defektet në lindje, është bërë e ditur pas një studimi të ri të zhvilluar tek minjtë.

Hulumtuesit nga Instituti Victor Chang në Sidney kanë gjetur shkaktarin dhe zgjidhjen preventive për këto probleme.

Ata kanë analizuar AND-në e katër familjeve ku nënat kishin përjetuar abort spontan disa herë apo kishin fëmijë me defekte në lindje, qoftë në zemër mushkëri apo diku tjetër.

Përmes analizave janë gjetur mutacione në dy gjene të cilat bëjnë që fëmija të këtë defekte për shkak të mungesës së një molekule vitale të njohur si Nicotinamide adenine dinucleotide (NAD), e cila mundëson qelizat të gjenerojnë energji që organet të zhvillohen në mënyrë normale.

Tek studimet me minj, këto mutacione mund të rregullohen me konsumimin e vitaminës B3.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme