Virusi Zika mund të ketë efekte të dëmshme në zemër tek pacientët e infektuar me këtë virus, kjo bazuar ne hulumtimin që do të prezantohet në takimin e radhës së Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, që do të mbahet nga 17 mars deri në 19 mars, në Washington DC.
Studimi i ri identifikoi 9 pacientë nga Venezuela që u trajtuan në Institutin e Mjekësisë Tropikale ne Caracas, Venezuelë, një prej epiqendrave të shfaqjes së virusit Zika.
Vetëm një nga pacientet pati probleme të mëhershme te zemrës dhe kishte të kontrolluar tensionin e gjakut. Të gjithë pacientët u testuan për infeksionin Zika.
Ekipi vërejti simptoma te lidhura me problemet e zemrës si rrahje të zemrës, lodhje, probleme me frymëmarrje së bashku me simptomat e zakonshme të virusit zika siç janë skuqjet, ethet etj.
Tetë nga nëntë pacientët kishin të zhvilluar aritminë (rrahjet e çrregullta të zemrës) dhe dy të tretat kishin prova dështimi në zemër. Udhëheqësja e hulumtimit Karina Gonzales Carta, një kardiologe dhe partnere në hulumtime në klinikën Mayo në Rochester, tha për Healthyday se doktorët duhet të kenë parasysh elektrokardiogramët për të gjithë pacientet e infektuar me Zika dhe t’i testojnë nëse ka rrahje të parregullta të zemrës.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...