Vetëm nëse përmendet variola vera njerëzve u ngrin gjaku në vena, madje edhe nuk është e çuditshme që pas 45 viteve, pasi për herë të fundit u paraqit kjo epidemi, ende është numër një në listën e armëve biologjike.
Njerëzit tanimë një kohë të gjatë nuk vaksinohen kundër lisë, ndërsa sëmundja sa më pak është e pranishme, popullata aq më pak është imune, shpjegojnë ekspertët. Për shkak të kësaj variola konsiderohet si armë më e rrezikshme biologjike. Në vendin e dytë është ebola, ndërsa në të tretin kolera.
Disa vende i ripërtërijnë sasitë e tyre të vaksinave, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë punon në kujdes dhe disponon me 60 milionë doza të vaksinave.
Sot zyrtarisht emër nuk ka, por shtresa të gjalla mund të gjenden në dy laboratorë. I pari është në Amerikë në Qendrën për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve në Atlanta, ndërsa i dyti është në Federatën Ruse, në Institutin Hulumtues të Virusologjisë dhe Bioteknologjisë “Vektor” në Kolocov në rajonin Novosibirsk.
Ish-Jugosllavia është mbajtur mend si vend në të cilin u paraqit epidemia e fundit variola vera në botë. Nga ajo, para saktë 45 viteve, në Serbi zyrtarisht u infektuan 175, ndërsa kanë vdekur 40 persona. Shenjë për alarm më 14 mars në vitin 1972 ka mbërritur nga Kosova. Epidemia ka filluar nga fshati Danjan afër Gjakovës dhe është përhapur përmes Novi Pazarit në Beograd. Versioni zyrtar se sëmundjen në vend e ka futur Ibrahim Hoti pas kthimi nga haxhillëku, në fakt asnjëherë nuk është konfirmuar, ndërsa viktima e parë ka qenë Latif Mumxhiq nga një fshat afër Tutinit, i cili ka vdekur më 10 mars pa diagnozë të saktë. Madje më vonë është konfirmuar se ka vdekur nga variola.
Për këto ditë dëshmon primarius dr Radmilo Petroviq tani në pension, por në atë kohë epidemiolog në Institutin “Torlak”.
“Deri në 27 mars diçka ishte mbajtur në fshehtësi. Njerëzit nuk e dinin se çfarë ndodh. Pasi në Torlak nën mikroskopin elektronik zbuluam se bëhet fjalë për virusin variola vera, detyra ime ishte që të vaksinoja të gjithë njerëzit që në të ardhmen do të kishin punë me lijën. Kjo ndodhi më 14 mars të vitit 1972. Kisha sasi të vogël, por falë lidhjeve dhe njohjeve gjeta rreth 300 doza vaksina nga Enti Imunologjik në Kroaci, i cili në atë kohë prodhonte vaksinë kundër variola verës”, sqaroi Petroviq.
“Epidemia zgjati deri më 30 prill, kur me dekret u shpall përfundimi i saj që të shpëtohej sezoni turistik në bregdetin kroat. Valë më të vogla të sëmundjes kishte deri në mes të muajit maj. Për shkak të kësaj loje politike, publikimin më të vonshëm dhe përfundimin më të hershëm të epidemisë, dyshohet se të sëmurë ka pasur më shumë se kanë qenë zyrtarisht të regjistruar”, thotë dr.Petroviq.
Gjatë epidemisë vdiqën 40 persona. Situata më e rëndë ishte në Kosovë. Nga numri i përgjithshëm i viktimave nëntë ishin foshnja. Vetëm një ditë pasi që vdiq infermieria Dushica Spasiq, në çaçak nga lija vdiq edhe moshatarja e saj Millka Gjurashiq, gjithashtu infermiere e cila ishte kujdesur për Latif Mumxhik. Dushica dhe Milka ishin viktima të variolës mes nëpunësve shëndetësorë, nga gjithsej gjashtë, sa edhe u infektuan.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...