Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vendosur se koronavirusi i përhapur në Kinë dhe disa vende të tjera, për momentin nuk përbën emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.
Një komitet ekspertësh të OBSH-së nuk panë arsye për një deklaratë të tillë, megjithatë nesër do të zhvillojnë një takim.
Virusi që shkakton simptoma të ngjashme me pneumoninë është përhapur, gjithashtu, në Japoni, Filipine, Korenë e Jugut, Tajvan, Tajlandë dhe SHBA.
Kosova nuk është imune nga virusi i ri që është shfaqur në Kinë dhe që ka prekur mbi 1700 persona.
Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShP), në një intervistë për Ekonomia Online tha se në fund të dhjetorit janë informuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).
Sipas tij, ky virus është përhapur me shpejtësi në një rajon të Kinës dhe prek organet respiratore.
“Informatën e parë për një shkaktar të panjohur të pneumonisë në Kinë e kemi marrë me 31 dhjetor zyrtarisht prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) që d.m.th IKShP-ja prej 31 dhjetori ka ngritur shkallën e alarmit për të studiuar në veçanti situatën epidemiologjike për këtë virus të paidentifikuar atëherë, në mënyrë që ti përballemi me përhapjen e rasteve në territorin e Kosovës”.
“Janë hulumtuar rastet dhe është pa se është shkaktari i ‘coronavirus’ që është një virus praktikisht që shkakton infeksione edhe në formë pandemike, por që më së shumti infeksione respiratore dhe që në këtë rast ka prekur mushkëritë. Dhe në këtë aspekt ka shënuar disa raste në rajonin e Vuhan rajon i Kinës, i cili jo larg Shangait dhe Pekinit pastaj është përhapur me një shpejtësi prej javë deri 10 ditë që d.m.th se flet, kemi të bëjmë me një infeksion respirator”.
Ai ka sqaruar se institucioni që drejton është në gjendje gatishmërie për ta menaxhuar këtë virus, por që për të mbërritur në Kosovë atij i duhen tre deri në gjashtë muaj.
“Andaj edhe masat që duhet të ndërmerren pastaj, ndërmreen në këtë drejtim. Fatmirësisht në këtë rast janë të ngjashme me masat që ndërmerren kundër gripit dhe gjitha sëmundjeve respirator që përhapen me shpejtësi. Dhe në këtë kontekst edhe Kosova është e rrezikuar njësoj sikurse edhe shtetet e tjera. Për atë IKShP prej 31 dhjetorit tashmë është në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare të cilat përcjellin çdo rast”.
“Për momentin situata epidemiologjike është e qetë sa i përket ‘coronavirusve’ duke pasur parasysh se në të gjitha matjet që i bëjnë epidemiologët edhe në IKShP edhe në nivelin e OBSh-së flasin për një kohëzgjatje të caktuar që sillet diku prej 3-6 muaj për të ardhur një epidemi e shkaktuar në një territor të botës varësisht nëse është tash kontinent i largët siç është Kina, Amerika Latine ose Afrika, Australia deri në Kosovë duhen 3-6 muaj sipas kapaciteteve të përllogaritjes aktuale të atakut të sëmundjes”.
Ramadani më tej thotë se ‘coronavirusi’ apo ndryshe virusi kinez, ende nuk është vërtetuar nëse përhapet vetëm nga ajri, apo mund të përhapet edhe nga njeriu në njeri.
“Normalisht unë thash sa i përket situatës së përgjithshme epidemiologjike me virus dhe me shkaktarët që përhapin sëmundje respiratore, jo vetëm Kosova por edhe Ballkani edhe Evropa, bota janë në gjendje gadishmërie sepse virusi pasi që përhapet me ajër, fatkiskisht akoma nuk është vërtetuar me përpikëri se mund të përhapet prej njeriut në njëri, po zakonisht viruset e tillë që përhapen SARS ose gripet tjera që mund të përhapen me ajër zakonisht janë në formën më të shpejt të komunikimit të përfshinë territore dhe vende të caktuara me një shpejtësi të madhe duke pasur parasysh transportet e ndryshme dhe kështu me radhë”.
“Por, aktualisht akoma ka dilema se a përhapet prej njeriut në njëri dhe duke pasur këtë pasi që në burimin e infeksionit në Vuhan akoma nuk është konfirmuar saktësisht se përhapet prej njeriut në njeri, por ka pasur raste të tilla të dyshimta që në rrugët e përhapjes në aspektin epidemiologjik dyshohet se mund të përhapen prej njeriut në njëri”.
Mjekët thonë se kjo sëmundje ka pasur një transmetim nga kafshët te njeriu dhe më pak nga njeriu te njeriu./expres/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...