Ngordhjes së më shumë se 2000 antilopave Saga në Mongoli, i është atribuuar një sëmundjeje që tashmë është duke kërcënuar të gjithë racën njerëzore.
Shkencëtarët e Wildlife Conservation Society WCS (Shoqëria e Mbrojtjes së jetës së egër), të cilët punojnë në fushat e prekura të Mongolisë perëndimore, thonë se sëmundja i ka patur bazat tek gjedhët.
Ky është një virus i njohur si PPP ose Peste des Petits Ruminants.
Një veterinere e WCS, Dr. Enkhtuvshin Shiilegdamba ka thënë për gjigantin mediatik “BBC News” se më shumë se 1500 antilopa janë gjetur të ngordhura.
Trupat e dekompozuar të kafshëve janë djegur për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.
Hulumtuesit e kanë përshkruar shpejtësinë e përhapjes së sëmundjes si “alarmante”.
“Rasti i parë i PPP u konfirmua më 2 janar të këtij viti”, tha Dr.Shiilegdamba për “BBC”.
Ajo dhe kolegët e saj thanë se ky është infeksioni i parë vdekjeprurës që ka ndodhur në popullatat e kafshëve. Përtej kësaj, speciet e rralla, qëndron një shqetësim më i madh ndaj specieve të rralla dhe ekosistemeve të gjëra fushore./tvklan.al
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...