Nëse keni patur ndonjëherë një infeksion urinar duhet t’i keni parasysh fare mirë simptomat: ndjesia sikur do të shkosh gjithë kohës në tualet apo djegia gjatë urinimit.
Përveç kësaj, trupi mund të jetë duke iu treguar se keni një tjetër problem shëndetësor, goxha serioz: infeksion në veshka.
Përgjithësisht infeksioni në veshka nis si një infeksion urinar, i cili zhvendoset nga fshikëza në veshkë.
Kështu hidhuni një sy të gjithë simptomave që vijnë si pasojë e një problemi me veshkat dhe nëse ju apo një i afërmi juaj shfaq disa të tilla DUHET të takojë me patjetër një mjek.
1. Emergjencë
Ju duket sikur duhet të urinoni me patjetër, mundësisht tani, në këtë moment. Përpos kësaj kjo gjendje vazhdon gjatë gjithë kohës. Nuk jeni aspak rehat.
2. Ethe
Njerëzit që kanë infeksion në veshka shfaqin tendencën për të patur ethe sidomos gjatë natës. Djersitja dhe të dridhurat janë një tjetër reagim që trupi po bën ndaj këtij infeksioni.
3. Dhimbje
Nëse keni dhimbje në zonën ku janë të pozicionuara veshkat nuk ka më vend për t’u menduar dy herë. Nxitoni te një mjek!
4. Probleme me stomakun
Shpesh fajtor për krizat në zonën e barkut apo përzierjet është edhe infeksioni në veshka. Mos neglizhoni asgjë. Trupi juaj ka nevojë që ju të bëni diçka për të!
5. Qelb ose gjak në urinë
Ju e dini fare mirë se kjo nuk ndodh çdo ditë e për më tepër pa shkak. Veshkat tuaja janë të infektuara dhe është në interesin tuaj t’i kuroni në kohë.
6. Aromë e pakëndshme
Kush më mirë se ju e njeh trupin tuaj. Nëse nuhasni se aroma e urinës është e ndryshme nga të gjithë herët e tjera, jini vigjilente. Diçka nuk po shkon!
Burimi: Women’s Health
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League