Google ADS

Vini re shenja depresioni? Duhet të merrni rreze dielli

01:22 | 18 Gusht 2018
Trina Galanxhi

“Subjektet depresive, që kanë njëkohësisht një deficit të vitaminës D, duket se i përgjigjen më mirë integrimit të vitaminës D, që për më tepër, mund të përmirësojë simptomat depresive edhe tek ata që kanë nivele normale të vitaminës D”, shpjegon bashkautorja e një metanalize, Marissa Flaherty (Shkolla e Mjekësisë në Baltimorë). Ajo rikujton se në botë, më shumë se 300 milionë vetë vuajnë nga depresioni dhe në SHBA, përhapja e deficitit të vitaminës D, është rreth 42 %, me pikë maksimale tek afro-amerikanët.

“Kam vënë re shpesh se, duke korrigjuar deficitin e vitaminës D të pranishme te shumë pacientë depresive, simptomat e tyre përmirësoheshin, veçanërisht ato që ishin të lidhur me lodhjen kronike dhe me nivelet e energjisë”, thotë Flaherty që, për t’u thelluar në këtë argument, ka bërë së bashku ne kolegët një rishikim sistematik dhe një metanalizë prej pesë studimesh me përzgjedhje rastësore të kontrolluara, të publikuara nga viti 2011, deri në vitin 2016, që kanë shqyrtuar efektin e integrimit të vitaminës D në simptomat depresive të më shumë se 700 pacientëve, matur me Beck Depression Inventory dhe Hamilton Rating Depression Scale. Në fund, kërkuesit kanë zbuluar se integrimi i vitaminës D përmirëson në mënyrë të dukshme simptomat depresive.

Por Gregory Dalack (Universiteti i Miçiganit), thotë: “Në shumicën e studimeve, përfshi këtë metanalizë, shtimi i vitaminës D nuk është përdorur si trajtim parësor, por më tepër si një integrim i terapisë me antidepresivë. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme, duke qenë se nuk ekzistojnë ende prova të sigurta se vitamina D në monoterapi mund të përmirësojë simptomat depresive”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme