Videolojërat e dhunshme rezultojnë që fëmijët në moshën e rritur të bëhen dukshëm më agresivë, tregon një studim i ri.
U konstatua se videolojërat e dhunshme ndikojnë në psikologjinë e fëmijëve dhe në sjelljen e tyre kur të rriten, sepse ata i përvetësojnë “modelet e dhunshme”.
Ky efekt u konstatua pavarësisht nga mosha, gjinia apo mjedisi social i fëmijës, përcjell Daily Mail.
Studimi u krye në Universitetin e Iowa (SHBA), dhe tregoi se proceset e trurit nuk bëjnë dallim në mes të të mësuarit e matematikës dhe interpretimit në piano.
“Nëse ushtroni diçka pa pushim, në këtë mënyrë do ta ruani njohurinë për këtë në kokën tuaj. Nëse nuk keni luajtur në piano për vite me radhë, atëherë nuk do të jeni në gjendje të uleni në çdo kohë dhe të luani diçka si duhet.
E njëjta gjë është edhe me lojërat e dhunshme, nëse e fitoni shprehinë që duhet të keni gjithmonë kujdes për shkak të armikut, kjo do të reflektojë në sjelljen tuaj”, theksuan studiuesit të cilët kryen studimin për videolojërat.
Ata shtojnë se fëmijët të cilët për muaj dhe vite të tërë luajnë videolojëra të dhunshme, e fitojnë një shprehi sipas së cilës në provokime duhet reaguar në mënyrë agresive, gjë që më vonë i bën ata njerëz të dhunshëm. /Telegrafi
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...