Studimi i ri i publikuar në revistën profesionale “Nutrition Research” ka zbuluar se sa i rëndësishëm është kafjalli i pasur me proteina, më saktësisht me vezë, pasi është vërtetuar se ato e reduktojnë ndjenjën e urisë.
Hulumtuesit kanë zbuluar që meshkujt të cilët ditën e fillojnë me vezë për kafjall harxhojnë dukshëm më pak kalori kur u ofrohet që për drekë të hanë çfarë të duan, për dallim nga meshkujt të cilët për kafjall hanë një shujtë me vlerë të njëjtë të energjisë në formë të bukës së pasur me karbohidrate, transmeton Klan Kosova.
Hulumtimin e dallimeve mes dy kafjalleve mesatare amerikane e ka bërë Maria Luisa Femandez, e cila ka sqaruar që kafjalli i pasur me proteina ndihmon në kontrollimin e ndjenjës së urisë.
Ajo ka shtuar se ekziston një numër gjithnjë e më i madh i dëshmive, të cilat tregojnë se proteinat janë shumë të rëndësishme për shëndetin, ndërsa ka theksuar se sa e rëndësishme është që proteinat të jenë pjesë përbërëse e kafjallit.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...