Vezë dhe perime, kombinimi më i mirë për shëndetin e syve

22:52 | 15 Prill 2020
A. B.

Vezët bartin vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ato bëjnë pjesë në listën e 10 ushqimeve më të rëndësishme për organizmin.

Një vezë përmban nëntë amino acidet thelbësore që përbëjnë shtyllat kryesore të proteinës.

Këto amino acide nuk prodhohen dot nga trupi.

Veza përmban 6 gramë proteinë dhe gjysma e saj gjendet tek e bardha e vezës.

Një vezë e vetme ofron proteinë cilësore por edhe vitamina e minerale të dobishme.

Këtu përfshihet: seleniumi, fosfori, vitamina B12 dhe antioksidantët, të cilët i mbajnë qelizat të shëndetshme.

Vezët Mbrojnë Shëndetin E Syve
Një nga vitaminat më të rëndësishme te veza është vitamina A.

Kjo vitaminë është thelbësore në ndihmën që i ofron retinës së syve për thithjen e dritës, mbron membranat dhe ul riskun e prekjes nga dobësimi i shikimit apo verbëria.

Vezët janë të pasura edhe me luteinë, një pigment që është kryesisht i përqendruar edhe tek retina e syrit.

Luteina i mbron sytë nga dëmtime të ndryshme si pasojë e plakjes por edhe nga dëmet e dritës blu që emetohet nga celularët, tabletët dhe laptopët.

Ky lloj ndriçimi besohet të jetë kontribues në shfaqjen e kancerit, mbipeshës dhe sëmundjes së syve.

Vezë Dhe Perime, Kombinimi Më I Mirë Për Shëndetin e Syve
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë treguar se konsumi i vezëve të ziera me perime të freskëta rrit nivelin e përthithjes së karotenoidëve, përfshirë këtu luteinës, zeaksanthinës dhe alfa karotenit.

Të gjithë këto përbërës janë thelbësor për një shikim të qartë dhe sy të shëndetshëm.

Përthithja e tyre nga organizmi falë kombinimit vezë-perime është nga 3 deri në 9 herë më i lartë.

Perimet dhe frutat më të pasura me karoteinoidë janë karrotat, kungulli i verdhë, portokalli, qitro, kajsitë.

Studimet tregojnë se ngrënia e tre vezëve të ziera në ditë për 12 ditë rrit sasinë e luteinës dhe zeaksanthinës në organizëm me 21 dhe 48 përqind respektivisht.

Për rrjedhojë, ekspertët këshillojnë që t’i përfshini vezët në sallata të ndryshme, përfshirë ato me perime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme