Një studim tronditës ka zbuluar se vetmia mund të jetë më e rrezikshme sesa mbipesha
Gjithmonë e kemi ditur se njerëzit janë qenie të shoqërueshme, por duket se shoqëria është kruciale për ekzistencën tonë.
Këtë e dëshmojnë edhe statistikat – sipas ekspertëve, vetmia mund të rezultojë në 50% rritje të shanseve për vdekje të parakohshme, që është rrezik më i ulët krahasuar me 30% të rritjes së rrezikut për vdekje të parakohshme nga mbipesha.
Pavarësisht avancimeve teknologjike që supozohet të na kenë lidhur më mirë me njëri-tjetrin, vetmia duket që veçse është rritur. Në Amerikë, njerëzit vazhdimisht po ndihen më të izoluar, pavarësisht financave dhe familjes që e kanë.
Rreth 70% prej tyre besojnë se miqtë dhe familjarët do të befasoheshin nëse do ta zbulonin se ata ndihen të izoluar, transmeton Telegrafi.
Një anketim i fundit i kryer nga ‘Granset’ ka zbuluar se 75% e popullsisë së vjetër në Mbretërinë e Bashkuar vuan nga vetmia. Shumica madje as nuk flasin për të. Statistikat vetëm sa po e nxjerrin realitetin se Britania është shumë afër të bëhet shteti më i vetmuar në të gjithë Evropën.
Në Mbretërinë e Bashkuar, vetmia po njihet si epidemi dhe po i kushton shumë para Evropës. Rreth 26 milionë dollarë në vit shpenzohen vetëm për shkak të pushimeve mjekësore. Vetmia është shumë e dëmshme për një person, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.
Shumë dëshmi shkencore gjatë viteve të fundit kanë sugjeruar se personat e vetmuar kanë një sërë problemesh shëndetësore të cilat vetëm i nxisin ata drejt një vdekje të parakohshme.
Ekspertët rekomandojnë që t’u kushtoni më shumë kujdes fëmijëve në mënyrë që t’u siguroni një zhvillim të jetës sociale dhe t’ua zhvilloni aftësinë për të ndërvepruar me botën e jashtme. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...