Vetitë shëruese të vajit të kantarionit

11:19 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Vaji i kantarionit merret nga lulja e verdhë me po të njëjtin emër. Ka efekt antibakterial, kundër viruseve, ndikon kundër inflamacioneve dhe ndihmon lëkurën. Nëse keni probleme me lëkurë, ose jeni djegur në diell, vaji i kantarionit është zgjedhja e duhur.

Më së miri është ta përdorni në orët e mbrëmjes kur nuk ka diell. Mund ta përdorni edhe në të gjitha llojet e plagëve.

Pos kësaj, ky vaj ndihmon edhe te inflamacioni i vezoreve, infeksionet vagjinale, kërpudhave dhe infeksioneve me viruse, përfshirë urdhjen, hemorroidet, venat e zgjeruara, aknet, strijat, inflamacionin e muskujve, gihtit dhe nervave. Parandalon plagët si pasojë e qëndrimit të gjatë shtrirë dhe ju preferohet atyre personave që gjithnjë qëndrojë shtrirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme