Google ADS

Vetitë shëruese të patëllxhanit të kaltër

21:00 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Patëllxhanin e kaltër do duhej kultivuar dhe konsumuar shumë më tepër, pasi që ekspertët e quajnë si një ndër llojet më të shërueshme të perimeve. Ka efekt parandalues, por edhe shërues në organizmin e njeriut. Përveçse ka shije neutrale dhe ngjason në mish, patëllxhani i kaltër është shumë i mirë për shëndetin nëse përdoret me sa më pak yndyrë. Vetvetiu pothuajse është dietal, një njëqind gramë përmban nga 26 deri 29 kalori, e nëse e piqni, zieni apo fërgoni me pak yndyrë, ndikon në humbjen në peshë dhe përmban pothuajse 93 për qind ujë dhe shumë fibra që përmirësojnë tretjen. Mirëpo, shumë më efikas është funksionimi i tij si një antioksidues.

Ndikon kundër inflamacioneve, alergjive dhe në luftën kundër radikaleve të lira dhe materieve kancerogjene. Për sa i përket zemrës, ajo e pëlqen këtë ushqim. Celuloza nxit sistemin tretës të punojë, e pektina ul kolesterolin. Patëllxhani i kaltër mbron nga alergjitë, helmimet, inflamacionet, kanceri. Nga Amerika dhe disa universitete që janë marrë me studimin e tij dëshmojnë se patëllxhani është përplot me fibra, minerale, enzima, njëkohësisht e rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Pos kësaj, parandalojnë gjakderdhjen e rrezikshme nga hunda.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme