Sezoni i rënies së gjetheve na e sjell një ushqim të pasur me materie ushqyese, minerale dhe vitamina.
Gështenjat apo ndryshe frutat aromatike me mbështjellës të fortë me ngjyrë kafe të errët, janë burim i shkëlqyeshëm i mineraleve, vitaminave dhe fibrave dhe përveç kësaj, kanë më pak kalori dhe yndyra sesa frutat e tjera arrore. Gështenja si ilaç Ky fryt mund të konsumohet i zier, i pjekur, si pure, por edhe i përgatitur në çaj.
Në secilën formë ta konsumoni, do ta ndjeni shijen e saj interesante dhe do t’i thithni vlera shëruese të saj. Çaj nga gështenja Gështenja njihet për faktin se ndihmon për problemet me tretje dhe veshka. Çaji nga gështenja ndihmon edhe për simptomat e astmës dhe bronkitisit. Gështenja e egër për vena Duhet ta dalloni gështenjën e egër dhe të butë, sepse e egra nuk konsumohet. Por, prej saj përgatiten tinktura dhe kremra, sepse është shëruese.
Gështenja e egër si ilaç përdoret për problemet me vena të zgjeruara dhe kapilarët e pëlcitur, për hemorroidet, menstruacionet me dhimbje dhe prostata e rritur. Gështenja ruan zemrën Në gështenjë hasim nivel të lartë me yndyrna mono të ngopura. Këto mbrojnë sistemin kardiovaskular, e bashkë me fibrat në gështenjë, ulet niveli i kolesterolit.
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola